
Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e artë në European Open të Sarajevës.
Në rrugëtimin drejt së artës, Kuka në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe Ippon turken Serdem Daharli. Në fazën e çerekfinales, Loriana e mposhti me Ippon xhudisten holandeze Lieke Derks, kurse në gjysmëfinale triumfoi me Wazaari kundër kroates Petrunjela Pavic.
Në finale, Kuka u përball me xhudisten italiane Linda Politi, të cilën e mposhti duke i siguruar kështu një medalje tjetër Kosovës.
Krahas Loriana Kukës sot gara zhvilluan edhe Arbër Kullashi e Shpati Zekaj, por që garat për të dy kanë përfunduar.
Pas medaljes së artë dhe asaj të argjendtë të Distria Krasniqit, tani Loriana Kuka i bashkohet Krasniqit si dy xhudsitet që në vitin 2022 i kanë siguruar Kosovës deri tani plot tre medalje.
Lorina është mbesa e trajnerit të xhudos Driton Kuka, i cili me punën e tij po korr rezultate fantastike në këtë sport, falë talenteve që ka stërvitur e përgatituyr. Para disa vitesh, Loriana hoqi dorë prej jetës relativisht komode në Zvicër, ku ka lindur dhe është rritur, për t’u kthyer në Kosovën e prindërve dhe për t’u sakrifikuar çdo ditë për teqenë ekselente në xhudo. (A2 Televizion)