Shtyhet për të dhjetën herë seanca ndaj Arbër Çekajt

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 11:40 | Kronikë
Shtyhet për të dhjetën herë seanca ndaj Arbër

Gjykata e Posaçme shtyn për të dhjetën herë radhazi seancën ndaj Arbër Cekajt, Donaldo Lushajt dhe Armando Pezakut, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri.

Avokati i Pezakut, Ardian Visha, rikërkoi veçim të çështjes.

Ai i tha gjykatës se ka përgatitur konkluzionet e mbrojtjes prej 26 dhjetorit. Kërkesa është refuzuar nga gjykata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos