
Vetëm titulli kampion nuk mjafton për Shkëndijën e Tetovës. Eliminimi nga Conference League, pas dy humbjeve përballë Rigas i ka kushtuar stolin trajnerit Ernest Gjoka.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare, klubi kuqezi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun 51-vjeçar. Gjoka mori drejtimin e Shkëndijës në vitin 2019, duke ndërtuar një projekt të suksesshëm, teksa sezonin e kaluar arriti deri në turin e tretë të Europa League, ku u eliminua nga Tottenham.
Prishja e kontratës ka ardhur me vendim të përbashkët, ndërsa nga burime jo-zyrtare bëhet e ditur se me marrëveshje të pashkruar, vazhdimësia e punës varej nga ecuria në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)