
“Kjo do të jetë pranvera e bashkimit për demokratët”. Me këto fjalë, Sali Berisha uroi demokratët nga qyteti i Elbasanit, duke nënvizuar se ky bashkim do të vijë nëpërmjet votës së anëtarësisë.
“Kjo do të jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj dhe absolutisht mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve rreth votës së lirë dhe idealeve të tyre të lirisë”, tha Berisha.
Bashkimi i demokratëve është kushtëzuar nga një pjesë e deputetëve, të cilët kërkojnë jo vetëm largimin e Bashës. Berisha u shpreh: “Ka një përpjekje për të stisur një përballje midis votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë, do t’u lëmë blofin në dorë”.
Vizita e Berishës në Elbasan ishte në kuadër të Ditës së Verës, ku nuk munguan takimet me qytetarët. (A2 Televizion)