
SPAK ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Hetimi kryesisht nis pas publikimit të një videoje, ku pretendohet se Alla konsumon kokainë.
Hetimet e SPAK për kryetarin e Bashkisë Bulqizë do të zhvillohen për veprën penale “mbajtje substancash narkotike”.
Sipas nenit 283/b, krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga 3 deri në 7 vite burg.
Pasi prokuroria të sekuestrojë videon, do të marrë në pyetje kryebashkiakun.
Një ditë më parë, Alla mohoi që të jetë personi në videon e publikuar në media, ndërsa akuzon Selinë Blu për montazh dhe shantazh. (A2 Televizion)