U shkatërrua gjithçka, por ata mbijetuan!

Nga A2 CNN
24 Mars 2019, 21:42 | Bota
U shkatërrua gjithçka, por ata mbijetuan!

Dy persona, burrë dhe grua, u bënë pjesë e një aksidenti të tmerrshëm në një autostradë në Britani pranë Milton Keynes.

Makina me të cilën ata po lëviznin u përplas me një kamion dhe u shkatërrua tërësisht. Madje motori përfundoi në asfalt i shkëputur nga pjesa tjetër e makinës. Nëse do shihnit këto pamje, me siguri do të mendoni se nuk bëhet fjalë për të mbijetuar.

Por këtë herë, fati ka qenë me çiftin e bashkëshortëve. Ata u nxorën nga rrënojat e makinës së tyre pas 40 minutash. Burri kishte një goditje të lehtë në syrin e tij të majtë, ndërsa gruaja një shpatull të thyer.

Një oficer i policisë rrugore tha për “Mirror”: “Unë kam parë aksidente të shumta dhe shumë persona kanë humbur jetën me më pak dëme. Ky çift ishte me fat!”, ka thënë ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos