
Ibsen Elezi, kandidati i skualifikuar nga gara për kryetar i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në studion e “Ditari” në A2, ku komentoi vendimin e Kryesisë.
“Nuk u befasova pasi ai ambient nuk pranon trupa të huaj. Anëtarët e Kryesisë kanë thyer parimet themelore të statutit të PD-së. Është shkelur e drejta për mendimin ndryshe, më përjashtuan nga çdo e drejtë në PD pasi dhashë mendim ndryshe”, tha Elezi.
“Në statut thotë që ka të drejtë të garojë kushdo që plotëson kriteret. Nuk ka lidhje me numrin e kandidatëve. Mua më përjashtuan vetëm se them të vërtetën”, shtoi Elezi. (A2 Televizion)