
Reali i Madridit nuk përfiton nga barazimi i djeshëm i Barcelonës 2-2 kundër Real Sociedad, dhe barazon në Valencia në mënyrë dramatike, pikërisht në minutën e 5-të të kohësh shtesë.
Është një aksion shumë konfuz në zonën e rreptësisë, ku topi nuk menaxhohet siç duhet nga mbrojtësit valencian, që bën që francezi Benzema të godasë në mënyrë të saktë.
Valencia kishte kaluar në avantazh në minutën 78 falë një aksioni të bukur të finalizuar nga Soler.
Me barazimin e sotëm, Real Madrid dhe Barcelona gjenden bashkë në krye të klasifikimit me 35 pikë. (A2 Televizion)