Shorti i Europa League, Inter ngushëllohet me ekipin bullgar

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 14:23 | Futboll

Pas zhgënjimit nga eliminimi në grupe në Champions League, Inter e sheh veten me fat në shortin e fazës së 1/16-ave të Europa League, ku gjen bullgarët e Ludogorets. Me fat edhe Roma, e cila shmangu rreziqet Ajax, Sevilla dhe Manchester United, duke gjetur belgët e Gent.

Kundërshtarë belgë edhe për United, që po kalon një sezon të vështirë në Premier League. Skuadra e Solskjaer do të ndeshet me Club Brugges, ndërsa Arsenal luan kundër grekëve të Olympiakos.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen në 20 shkurt, ndërsa të kthimit më 27 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos