Portieri i Schalke-s u bë protagonist negativ në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt të luajtur një ditë më parë në kampionatin gjerman.
Nubel la fushën e lojës pasi u ndëshkua me kartonin e kuq, por ndoshta meriton edhe një ndëshkim më të rëndë se kaq për veprimin që kreu.
Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur portieri bëri një dalje të gabuar dhe në pamundësi për të arritur topin ngre takat dhe e godet në gjoks kundërshtarin e tij, futbollistin serb të Eintracht Mijat Gacinovic.
Arbitri nuk hezitoi ta nxjerrë jashtë loje portierin me kartonin e kuq, ndërsa për t’i qetësuar të gjithë, një ditë pas ndeshjes, ka reaguar mesfushori serb, i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se tashmë është në gjendje të mirë. (A2 Televizion)
