Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ishte i pranishëm në Delaëere në ceremoninë e pritjes së trupave amerikane që humbën jetën në atentatin e fundit me bombë pranë aeroportit të Kabulit.
Së bashku me Zonjën e Parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri homazhe për ushtarët e vrarë dhe u takua me familjarët e tyre
Më pas, çifti Biden dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane ndoqën ceremoninë solemne të transferimit të trupave të të rënëve nga avioni ushtarak që i solli nga Kabuli.
13 ushtarë amerikanë, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj 20-vjeçarë humbën jetën si pasojë e një sulmi kamikaz në aeroportin e Kabulit, në ditët e fundit të misionit, që iu mori jetën dhe dhjetëra civilëve të tjerë që qëndronin në pritje për t’u evakuuar. (A2 Televizion)