U zhduk më 16 tetor, qeveria australiane akordon 1 mln USD për këdo që gjen 4-vjeçaren

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 12:13 | Bota
U zhduk më 16 tetor, qeveria australiane akordon 1 mln USD për

Qeveria australiane ka akorduar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që jep informacion të nevojshëm për gjetjen e 4-vjeçares Cleo Smith, e cila u zhduk mbrëmjen e së shtunës ndërsa qëndronte në një kamping me familjen e saj.

“Shpresoj që dikush të na ndihmojë. Nëse shpërblimi motivon dikë për të ndihmuar në kthimin në shtëpi të vogëlushes Cleo, atëherë jemi të lumtur që ta ofrojmë”, u shpreh ministri i Brendshëm, Paul Papalia.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 16 tetor, kur nëna e Cleo u zgjua në mëngjesë dhe vuri re se vajza e saj e madhe ishte zhdukur nga çadra e kampingut së bashku me çantën e saj.

Çifti kontrolloi zonën me shpresën së vogëlushja ishte dikur rrotull dhe më pas njoftoi policinë, e cila u angazhua me helikopter dhe dronë. Ndërkohë, kërkimet vijojnë më intensitet dhe po hetohet dhe pista e rrëmbimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos