Udhëtim i vështirë, pasagjerët 6 orë në pritje për të zbritur nga trageti në portin e Vlorës

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 16:02 | Aktualitet
Udhëtim i vështirë, pasagjerët 6 orë në pritje

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas është ankoruar në portin e Vlorës vetëm rreth orës 14:00 të kësaj të diele.

Për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq, trageti nuk është ankoruar dot rreth orës 08:30, kur edhe ishte parashikuar, por 6 orë me vonesë.

Pasagjerët, të cilët kanë pritur në traget shprehen se udhëtimi ishte i vështirë, ndërsa edhe nisja nga Italia është bërë me vonesë.

Ata shtojnë se deti ka pasur shume dallgë dhe u është dashur shumë orë pritje. Përpos dallgëve edhe era e fortë, nuk lejonte ankorimin e tragetit në mëngjes, por kjo ndodhi vetëm gjatë pasdites. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos