
Tashmë është zyrtare. Keidi Bare është lojtari më i ri i Espanyol, ekip që luan në kategorinë e dytë në Spanjë.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka firmosur me klubin katalanas deri në 30 qershor 2024. Megjithatë, mesfushori shqiptar përballet me një situatë të pazakontë në aventurën e re. Për momentin, 23-vjeçari do ta ketë të pamundur që të luajë me skuadrën nga Barcelona, për shkak të rregullave financiare të përcaktuara nga Liga. Me afrimin e Bares, Espanyol tejkaloi tavanin e pagave të futbollistëve. Përpara se kuqeziu të jetë në dispozicion të trajnerit Vicente Moreno, klubi duhet të shesë një futbollist nga kontingjenti aktual.
Për këtë arsye, debutimi i mesfushorit, në sfidën e së hënës kundër Real Oviedos është seriozisht në dyshim.
Espanyol investoi 2,5 milionë euro për ta blerë Keidi Baren nga Malaga, të cilave do t’u shtohen edhe 1 milion euro në bazë të ndeshjeve të luajtura nëse ekipi do të ngjitet në elitën e futbollit spanjoll. (A2 Televizion)