Ulen tensionet në Lindjen e Mesme, marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 21:31 | Bota
Ulen tensionet në Lindjen e Mesme, marrëveshje mes Hamasit dhe

Pas marrëveshjes historike me Emiratet e Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve, Izraeli hedh dhe një hap të rëndësishëm për të ulur më tej tensionet në Lindjen e Mesme.

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh ka njoftuar së fundmi arritjen e një akordi me shtetin hebre për një “armëpushim” me qëllim uljen e tensioneve përgjatë kufirit, pas incidenteve të muajve të fundit.

Haniyeh specifikon se marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Katari, përfshin realizimin e projekteve të bamirësisë në Gaza dhe do të shërbejë dhe në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos