United fiton me Brentford, Newcastle nuk ndalet

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 07:27 | Futboll
United fiton me Brentford, Newcastle nuk ndalet

Manchester United fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Brentfordit ne duelin e prapambetur në Premier League.

“Djajtë e kuq” dominuan dhe krijuan shumë raste, mirëpo në fund çdo gjë u vendos vetëm nga një gol.

Ishte Rashford heroi i skuadrës që i dhuroi tri pikë skuadrës së tij me golin e realizuar në minutën e 27-të.

Nderkohe Newcastle nuk di të ndalet teksa regjistroi fitoren e katërt radhazi në Premier League. Këtë javë ata munden me rezultatin e thellë 5-1 në transfertë West Ham, duke parakaluar dhe Totenham-in në renditje.

Aktualisht, Newcastle është në vendin e tretë me 53 pikë, po aq sa United, që mban vendin e katërt, për shkak të golavarazhit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos