
PSG fitoi 3-1 në Angli ndaj Manchester United, duke lënë gjithçka hapur për kualifikimin në Grupin H të Champions League.
Dygolëshi i Neymar dhe goli i Marquinhos i dhanë 3 pikët jetike kampionëve të Francës, ndërsa për United shënoi Rashford.
United, PSG dhe Leipzig kanë secila nga 9 pikë. Në ndeshjen e fundit, PSG do të presë Basaksehir në Francë, ndërsa Manchester United do të udhëtojë në Gjermani për t’u përballur me Leipzig. Në letër, PSG duket e kualifikuar, pasi ka një ndeshje të lehtë, ndërsa bileta tjetër do të vendoset nga përballja në Gjermani.
Në ndeshjet e tjera, Juventus dhe Barcelona fituan 3-0 respektivisht ndaj Dinamos së Kievit dhe Ferencvarosit të Myrto Uzunit.
Chelsea shkatërroi Sevillan 4-0 në Spanjë, Borussia Dortmund dhe Lazio barazuan 1-1, ndërsa Club Brugge mposhti 3-0 Zenitin. (A2 Televizion)