
Vuajtjeve dhe ankthit prej më shumë se 3 javësh duket se i ka ardhur fundi. Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, ka lënë mëngjesin e kësaj të mërkure spitalin në Stamboll për t’iu drejtuar Shqipërisë.
Klubi verilindor bën me dije se kurimi në Turqi shkoi siç duhej, terapi të cilat funksionuan për trajnerin 57-vjeçar, i cili arriti të rregullojë të gjithë parametrat pas përshkallëzimit të gjendjes disa ditë më parë.
Kukësi njofton se Skënder Gega, gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe do t'i bashkohet shumë shpejt skuadrës. (A2 Televizion)