Real Madrid ka pësuar humbjen e dytë ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk në fazën e grupeve të Champions League, duke ndërlikuar kualifikimin.
Ekipi i Zinedine Zidane u mposht në transfertë 2-0, me golat që u shënuan për vendasit nga Dentinho dhe Solomon, të dy në pjesën e dytë.
Tashmë, Real Madrid nuk e ka më në dorë vetë fatin e tij në Champions League.
Ndërkohë, Inter i vendit të fundit e ka të sigurt kualifikimin për në fazën tjetër nëse fiton dy ndeshjet që ka ndaj Borussia Monchenglandach dhe Shakhtar Donetsk. (A2 Televizion)
