Urdhri i Biden për Ballkanin Perëndimor, Ambasada amerikane: Mjet jetik drejt integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 10:46 | Politikë
Urdhri i Biden për Ballkanin Perëndimor, Ambasada amerikane: Mjet

Ambasada amerikane e ka quajtur mjet jetik drejt integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane dhe euro-atlantike, urdhrin ekzekutiv të presidentit Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Joe Biden miratoi dje një urdhër ekzekutiv të ri, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cenojnë proceset demokratike; & përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera.

Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se urdhri ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat europiane dhe euro-atlantike. Urdhri ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/08/urdher-ekzekutiv-i-biden-per-bllokimin-e-pasurive-dhe-pezullimin-e-hyrjes-ne-shba-te-personave-qe-kontribuojne-ne-destabilizimin-e-ballkanit-perendimor-ne-liste-futet-edhe-shqiperia/

A2 CNN Livestream

Latest Videos