Sistemi shëndetësor do të jetë në gatishmëri për festa. Stafet mjekësore dhe ekipet e urgjencës do të jene të shtruara në të gjitha spitalet e vendit, për të përballuar çdo situatë të pritshme natën e ndërrimit të viteve.
Për qytetarët e prekur nga koronavirusi, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj këshillon të mos neglizhojnë shenjat dhe të mos hezitojnë për të shkuar në spital.

“Në shtëpi, deri sa përballohen në mënyrë të lehta dhe të mesme, mund të qëndrojnë, por nëse fillon terapia me antibiotikë endovenë dhe kortizonikë, duhet një here në një ose në dy ditë duhen bërë analizat e gjakut. Kam parë persona që rrinë në banesë me 80% të oksigjenit, deri sa nuk rrinë më në këmbë, por kur shkojnë ne spital situata behet dramatike”, thotë Brataj për A2 CNN.
Po ashtu Brataj këshillon qytetarët të bëjnë kujdes me fishekzjarrët si dhe të shmangin udhëtimin nëse janë nën efektin e alkoolit.
Edhe pse ne fillimet e valës nga variant Omicron, Shqipëria hoqi masat natën e Vitit të Ri. Nga ky vendim festimet do të jenë pa limit por edhe infektimet priten të jenë në masë. (A2 Televizion)