Ushtarët e Moskës po zëvendësojnë flamurin ukrainas me atë rus në qytetet e pushtuara  

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 13:04 | Bota

Forcat ruse po hasin në një rezistencë të fortë në sulmin e tyre ndaj Ukrainës, dhe janë të pakta qendrat e banuara të mëdha që kanë arritur të pushtojnë. Por aty ku kanë arritur të sigurojnë supremacinë ushtarake, vendimet e tyre po e bëjnë të qartë qasjen e Kremlinit për të ardhmen e territoreve të pushtuara.

Kryebashkiaku i qytetit të Skadovsk, para luftës një qendër e rëndësishme turistike në rajonin e Khersonit, në brigjet e Detit të Zi, deklaroi se forcat ruse kanë zëvendësuar flamurin ukrainas me atë rus në të gjitha institucionet lokale.   

Skadovsk ishte një nga qendrat turistike më të njohura në Ukrainë

Kryebashkiaku Oleksandr Yakovliev nënvizoi se Këshilli Bashkiak i Skadovsk nuk do të bashkëpunojë me pushtuesit. "Asnjë prej nesh nuk do të punojë nën flamurin e tyre, por ne do të vazhdojmë t'i shërbejmë komunitetin tonë dhe vendit”, tha ai, pa dhënë detaje sesi kjo mund të ndodhë në një kohë ku qyteti i tyre me rreth 20 mijë banorë është tashmë nën kontrollin e rusëve.

Fati i Skadovsk nuk është unikal, madje burimet thonë se ditën e djeshme diçka e tillë i ndodhi edhe qytetit Oleshky, po në atë rajon. Prova të tjera këto që i ashtuquajturi "operacioni special" i Kremlinit, është në fakt një pushtim i mirëfilltë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos