
Zëdhënës të qeverisë së Malit bëjnë me dije se një grup ushtarësh rebelë kanë arrestuar presidentin e vendit Bubakar Keita duke nisur kështu një grusht shteti.
Gjithashtu mes personave që mbahen nën kontrollin e këtyre ushtarëve është dhe kryeministri Boubou Cisse dhe pse ky i fundit bëri thirrje për një “dialog vëllazëror”.
Grushti i shteti në vendin e Afrikës Perëndimore nisi me një përleshje të armatosur në një bazë ushtarake shumë të rëndësishme pranë kryeqytetit Bamako. Pas kësaj një grup të rinjsh i vunë zjarrin disa ndërtesave qeveritare.
Rebelimi është dënuar nga Unioni Afrikan dhe Franca të cilët kërkojnë rikthimin e dialogut dhe rendit. (A2 Televizion)