Ndeshjet e kësaj fundjave kanë folur për futbollistët kuqezi, të cilët aktivizohen në ligat e ndryshme europiane. Myrto Uzuni ka qenë sërish protagonist te Lokomotiva e Zagrebit në elitën e futbollit kroat. Sulmuesi frenoi gjigandët e Dinamos së Zagrebit, duke shënuar golin e barazimit 1 me 1 në minutat e fundit të ndeshjes.
Gol që shërben vetëm për statistikë ai i mbrojtësit Arlind Ajeti, i cili shënoi në humbjen 3 me 1 që Gras’hoper pësoi në shtëpi përballë Zyrihut, në Superligën zvicerane.
Ndërsa Sindrit Guri dha asistin e golit për Ostenden, në barazimin 1 me 1 që skuadra regjistroi në elitën e futbollit belg. (A2 Televizion)