
Brescia zyrtarizoi afrimin e Valon Behramit në skuadër dhe pritej që të kishim një dyshe shqiptarësh në këtë ekip, me Emanuele Ndojin, por kjo nuk ndodhi.
Mesfushori i Shqipërisë është huazuar te Cosenza, e cila luan po në Serinë B, si Brescia.
Me fanellën e Brescia, Ndoj realizoi 9 gola. Cosenza ndodhet në vendin e 17 në kampionat, me po aq pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)