
Maurizio Zamparini, ish-presidenti i klubit të Palermos, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Në dhjetor, ai ishte shtruar në spitalin e Udines, ku ishte operuar dhe pas disa kohësh në shtëpi, gjendja e tij u përkeqësua ditët e fundit.
Maurizio Zamparini ishte pronar i Palermos në vitet më të mira të skuadrës italiane. Vitet e para në rikthimin e futbollit italian nuk do të harrohen kurrë në Palermo, me lojtarë të cilësisë së lartë të afruar. Amauri, Dybala, Cavani, Pastore apo Ilicic bënë që ekipi të kualifikohej në Kupën Uefa, madje në një rast edhe pranë zonës Champions.
Në vitin 2011, Palermo e Zamparinit arriti pikën më të lartë, duke arritur në finalen e Kupës së Italisë, duke e humbur 3-1 kundër Interit.
Më pas, nisi rënia e lirë e asaj skuadre deri në shpalljen e falimentit. (A2 Televizion)