
PSG është eliminuar nga Kupa e Francës pas penalltive ndaj Nice, pasi koha e rregullt u mbyll pa gola.
Pjesa e parë nuk solli shumë raste, ndërsa ishin mysafirët që rrezikuan të parët me Justin Kluivert. Në anën tjetër, PSG kishte raste me Marco Verrattin dhe Lionel Messin, por as këta nuk ishin të saktë.
Çfarë bëri që skuadrat të vendosnin fituesin nga pika e bardhë e 11-metërshvave. Aty, Nice ishte më e saktë, pasi për kryeqytetasit gabuan Paredes dhe Simons dhe gjithçka u mbyll me rezultatin final 5-6. (A2 Televizion)