
Gjykata e Lartë ka shpallur listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për të plotësuar vakancën që duhet plotësuar nga kjo gjykatë në Gjykatën Kushtetuese.
Pas përfundimit të afatit 30-ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkurruar në këtë vend vakant, këta kandidatë:
1. Brunilda Kadi
2. Ilir Toska
3. Holta Zaçaj
4. Manjola Xhaxho
5. Tartar Bazaj
Kjo vakancë në Gjykatën Kushtetuese është krijuar pas largimit të Gani Dizdarit, të cilit i përfundoi mandati. (A2 Televizion)