Protestuesit mbushën rrugët e Parisit, Nisës dhe qyteteve të tjera franceze për të katërtën fundjavë radhazi duke kundërshtuar rregullat që detyrojnë çdo qytetar të jetë i vaksinuar për të aksesuar shërbimet e ndryshme, përfshirë edhe një kafe në bar.
Por plani i presidentit Macron për të ndaluar hyrjen në ambiente të mbyllura pa qenë i vaksinuar, mesa duket ka rezultuar efikas me shtimin e personave që iu drejtuan qendrave të vaksinimit. 2/3 e popullit francez rezulton se kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 55% të dyja të nevojshmet.
Franca po regjistron çdo ditë mbi 21 000 raste të reja të konfirmuara të virusit, një rritje e madhe nga një muaj më parë. Më shumë se 112 000 njerëz me virus kanë vdekur në vend që nga fillimi i pandemisë. Një ditë më parë vendi pa rritjen më të madhe të të shtruarve në terapi intensive, që arritën në 1500 persona në total, krahasuar me 1000 në dhjetëditëshin e fundit. (A2 Televizion)