Përmbytjet në vend, Rama: Situatë pozitive, banorët pranë lumit do të zhvendosen

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 19:54 | Aktualitet
Përmbytjet në vend, Rama: Situatë pozitive, banorët

Kryeministri Rama inspektoi situatën e krijuar nga përmbytjet në grykëderdhjen e lumit Vjosë, duke e cilësoi si shumë pozitive punën e qeverisë për  përballimin e saj. Kreu i qeverisë propozoi mundësinë e shpërnguljes në banesa sociale të banorëve që kanë ndërtuar afër shtratit të lumit.

Pas tërheqjes së ujit, kryeministri Rama inspektoi nga afër fshatrat pranë grykëderdhjes së Vjosës,për të parë nga afër dëmet e shkaktuara. 

Problemet Rama i lidhi me të shkuarën, ndërsa kritikoi qeverisjen e kaluar demokrate për punën e bërë me argjinaturat.

Pa u mbyllur procesi i rindërtimit pas tërmetit, nga Fieri, Rama paralajmëroi për ndërtime të reja, të cilat këtë herë do të strehojnë banorët që kanë shtëpinë pranë lumit Vjosë.

Sipas kryeministrit, numri I banesave të përmbytura është kufizuar ndjeshëm, për shkak të argjinaturave të ndërtuara gjatë qeverisjes së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos