Dy prokurorë të tjerë i bashkohen SPAK

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 14:31 | Aktualitet
Dy prokurorë të tjerë i bashkohen SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar 2 prokurorë të tjerë si anëtarë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Ata janë Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu.

Në përfundim të procedurës së vlerësimit, KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilët kanë aplikuar për 2 vende vakante në SPAK.

Elvin Gokaj mori 216 pikë, Alfred Shehu 211 pikë, ndërsa Sonila Muhametaj (Domi) 208 pikë.

Tashmë SPAK ka 17 prokurorë të emëruar nga KLP. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos