Fëmijët me Covid-19, rriten infektimet te 10 deri 16-vjeçarët, zero vaksinime në këto mosha

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 19:01 | Aktualitet
Fëmijët me Covid-19, rriten infektimet te 10 deri

Rriten infektimet nga koronavirusi edhe te fëmijët. Me ftohjen e motit, mjekët po përballen me fluks pacientësh të vegjël, ndërsa mësuesit me mungesa të shtuara deri edhe klasa të mbyllura. Sipas mjekëve pediatër, në këtë periudhë, më të prekur janë fëmijët e moshave 10 deri 16 vjeç. Edhe pse shenjat ngatërrohen me gripin e stinës, tamponi në të shumtën e rasteve konfirmon prekjen nga Covid-19.

“Pas dy tre javësh nga fillimi i shkollës rastet me Covid-19 në moshat shkollore kanë qenë të larta. Por me fillimin e të ftohtit kemi qarkullim të dy viruseve, Covid-in dhe gripin e stinës. Bërja e testeve na ka mundësuar të dallojmë që pjesa më e madhe e rasteve janë me Covid-19”.

Pjesa më e madhe e fëmijëve të infektuar po e kalojnë në shtëpi sëmundjen dhe pa komplikacione të rënda. Kjo duket se është edhe arsyeja që prindërit refuzojnë në mënyrë kategorike vaksinën anti-Covid. Madje edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje të lindura apo kronike, vaksinimet janë thuajse zero.

“Çdo mjek pediatër e ka nxjerrë listën e fëmijëve me probleme shoqëruese dhe iu ka bërë të ditur edhe prindërve. Por vaksinime tek moshat mbi 12 vjeç nuk ka fare pasi prindërit refuzojnë. Kemi patur vaksinime te 16-18-vjeçarët dhe kryesisht tek ata të rinj që e kanë patur si kusht për arsye studimi jashtë vendit”.

Gjate dy viteve pandemi, numri i fëmijëve të prekur është shumë më i lartë se shifrat zyrtare. Një pjesë e tyre e kanë kaluar pa simptoma ose me shenjat e virozave të stinës. Por nuk kanë munguar as të vegjlit që kanë kërkuar trajtim spitalor për shkak të komplikacioneve nga Covid-19 e për fat të keq as humbjet e jetës kryesisht tek disa fëmije me sëmundje bashkëshoqëruese.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos