Regjistri i dhunuesve seksualë, shoqëria civile mbledh 22 mijë firma, pritet miratimi në Kuvend

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 16:40 | Aktualitet
Regjistri i dhunuesve seksualë, shoqëria civile mbledh 22 mijë

Në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar 22 mijë firma qytetarësh nga 20 mijë të kërkuara për shqyrtimin dhe miratimin e regjistrit kombëtar për dhunuesit seksual të fëmijëve si dhe grave.

Për herë të parë një nismë e shoqërisë civile mbi këtë shqetësim vjen si kërkesë edhe e shumë prindërve firmëtarë, të cilët kërkojnë më tepër siguri për fëmijët e tyre në ambientet publike.

Në regjistër do të përfshihen vetëm të proceduarit penal të formës së prerë nga gjykata, pasi për të dyshuari do të jetë thuajse e pamundur përfshirja e emrave të tyre.

Në muajin e “fiongos blu”, dedikuar dhunës ndaj të miturve dhe grave, shoqëria civile kërkon nga institucionet të mos heshtin më ndaj rasteve abuzive, të cilat po njohin rritje të vazhdueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos