Pagesa e qirave, protestojnë tregtarët e tregut industrial në Gjirokastër

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 12:08 | Aktualitet
Pagesa e qirave, protestojnë tregtarët e tregut industrial në

Tentativa e policisë bashkiake në Gjirokastër për të mbyllur tregun industrial me pretendimin se disa prej tregtarëve nuk kanë paguar qiratë mujore, ka hasur në kundërshtimin dhe protestën e tregtarëve të tjerë të cilët shprehen se kanë qenë të rregullt me pagesat.

 “Më kanë vënë 6 muaj pa paguar, ndërkohë që i kam paguar muaj për muaj. Si mund të na mbyllin?”, thonë disa prej tyre.  

Kjo ka bërë që policia bashkiake të tërhiqet nga vendimi për të penalizuar të gjithë, ndërsa tregtarët kanë kërkuar që bashkia përveç pagesave që kërkon, duhet të kuptojë që ka edhe detyrime ndaj kushteve ku tregtojnë këta tregtarë.

“Mbahen dyqanet me plastmasë, dhe vijnë edhe të kërkojnë lekë”, thonë ata.  

Ndërkohë edhe pa këto bllokime tregu industrial i Gjirokastrës është thuajse i boshatisur, pasi ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos