Rritja e çmimeve në treg, Hodo: Pensionet nuk do të indeksohen sipas inflacionit, e pamundur

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 15:15 | Aktualitet
Rritja e çmimeve në treg, Hodo: Pensionet nuk do të indeksohen

Rritja e menjëhershme e çmimeve të shportës ushqimore do të vijojë të jetë e papërballueshëm për pensionistët. Në ndarjen e buxhetit të vitit 2022 për Institutin e Sigurimeve Shoqërore, rritja e pensioneve do të jetë në shkallë minimale, pasi inflacioni i çmimeve nuk mund të përballohet totalisht.

“Nëse ka një rritje deri në 3% është e mundur të përballohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore”, tha Astrit Hodo, kreu i këtij institutcioni.

Shpenzime të shtuara për shqiptarët mbeten edhe recetat e Covid-19, pasi vetëm 5% e tyre janë kompensuar, ndërkohë që për stafet mjekësore rimbursimi ka qenë i plotë. Si rrezik i mundshëm për xhepat e shqiptarëve mbeten edhe koncesionet në shëndetësi, si ai i sterilizimit dhe check up-it.

Sa i përket rimbursimit të barnave, fondi për vitin 2022 do të jetë rreth 11 miliardë lekë, pa një rritje minimale nga një vit më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos