Projekte për integrim në Korçë, romët në kushte të vështira, por pa interes për arsim e profesion

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 16:43 | Sociale
Projekte për integrim në Korçë, romët në kushte

Korça renditet ndër bashkitë që ka një numër të lartë të familjeve rome dhe egjiptiane në territorin e saj. Aktualisht numërohen rreth 22 mijë e 500 persona të këtij komuniteti, të cilët jetojnë në zona të caktuara ku nuk është e vështirë të identifikosh gjendjen në të cilën ndodhen.

Sakaq, Bashkia e Korçës prej vitesh ka nisur zbatimin projekteve të ndryshme që synojnë integrimin e tyre në jetën sociale dhe ekonomike, arsimin si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe banimit. Por rezultatet nuk janë të kënaqshme pasi vetë anëtarët e këtij komuniteti i neglizhojnë këto kurse.

Një tjetër problematikë e trajtimit të këtij komunitetit është fakti që ata lëviznin shpesh duke mos u regjistruar për të përfituar nga programet sociale dhe ato të strehimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos