Vala e protestës amerikane shtrihet edhe në Europë, me mijëra në Londër thyejnë distancimin social

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 19:07 | Bota

Protestat e nisura nga vrasja e amerikanit George Floyd, një burrë me ngjyrë, i paarmatosur, pas keqtrajtimit nga një efektiv policie, tashmë janë shndërruar në një valë manifestimesh kundër racizmit që po shpërndahet jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Europë.

Ishin me mijëra protestuesit sot në manifestimin përballë ambasadës amerikane në Londër, ku slogani dominant ishin fjalët e fundit të viktimës, “I can’ t breathe”, nuk marr dot frymë.

Protestuesit në këtë mënyrë nuk respektuan udhëzimin ende në fuqi në Britani për distancimin social, dhe nga sheshi Trafalgar iu drejtuan selisë diplomatike.

https://a2news.com/2020/05/31/tjeter-nate-zjarri-ne-shba-vijojne-protestat-kunder-racizmit-shenohen-3-viktima/

Manifestime të ngjashme ndodhën edhe në qytete të tjera si Mançester, por edhe në Kardif. Ndërkohë, edhe Gjermania dhe Danimarka u përfshinë, me manifestime në Berlin dhe Kopenhagen.

Protestat u zhvilluan pa incidente të mëdha, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të shumta sulmet ndaj policisë dhe institucioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos