Vatër e madhe zjarri në Novoselë, flakët kërcënojnë aksin nacional

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 12:05 | Aktualitet

Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë një zonë me pyje dhe shkurre në fshatrat Panaja dhe Bishan, në komunën Novoselë të Vlorës.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe rrezikon dhe personat që kalojnë në këtë zonë pasi i është afruar shumë rrugës.

Efektivët e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë dhe po punojnë për të vënë flakët në kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos