
Ambasada Ruse në vendin tonë ka reaguar për vdekjen e katër turistëve rusë në Qerret (Kavajë).
Me anë të një deklarate për mediat, ambasada shprehet se pret një hetim të plotë nga ana e organeve shqiptare për të zbardhur shkaqet e vdekjeve.
“Rreth vdekjes së katër shtetasve rusë në Shqipëri. Ambasada ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit. Ne urojmë një hetim të plotë nga pala shqiptare mbi shkaqet e vdekjes”, lexohet në njoftim. (A2 Televizion)