Zbulohet identiteti i personit të vrarë në Peqin

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 16:39 | Kronikë
Zbulohet identiteti i personit të vrarë në Peqin

Policia ka identifikuar personin që u gjet i vrarë me armë zjarri në Peqin, në lagjen Çezmë, në afërsi të lumit Shkumbin.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Alban Semaku, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Sipas policisë, në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me burg për një vrasje në këtë qytet, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një krehër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu më datë 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos