
Belind Këlliçi, kandidati për Tiranën i koalicionit “Bashkë fitojmë” është takuar me tregtarë pranë tregut “5 Maji”.
Këlliçi prezantoi paketën e uljes së taksave që pas 14 majit, sipas tij, do të lehtësojë barrën e biznesit të vogël.
“Të gjithë tregtarët që po takoj më thonë se situata është keq e më keq. Kemi lënë planin për taksat, për tarifat. Ta garantoj që do ta bëjmë realitet. 41 mijë biznese të vogla janë në Tiranë, sikur një person të punësojmë më shumë, janë 41 mijë të punësuar më shumë. Ecën ekonomia, ka lekë, ka optimizëm”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)