Testohet votimi elektronik në Elbasan, Celibashi: Siguri 100%

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 12:26 | Politikë
Testohet votimi elektronik në Elbasan, Celibashi: Siguri 100%

Komisioneri Zgjedhor, Ilirjan Celibashi dhe anëtarë të tjerë të KQZ ishin të pranishëm në Elbasan, për të testuar procesin e verifikimit dhe votimit elektronik për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas testimit që rezultoi i suksesshëm, komisioneri Celibashi siguroi se procesi elektronik siguron fshehtësinë e votës, si dhe pajisjes nuk mund të sulmohen nga hakerat.

“Nga pikëpamja e sigurisë dhe garancisë së fshehtësisë së votës, kjo pajisje ka garanci 100%. I ftoj votuesit e këtyre 3 bashkive të marrin pjesë e të votojnë pa hezitim, pa qenë në dyshim se vota e tyre do të jetë e njohur ose e bërë publike. Pajisja dhe sistemi ofron të gjitha garancitë. E rikonfirmoj sigurohet fshehtësia e votës 100%. Siguria është më e madhe me votimin me këtë pajisje se sa me fletën e votimit. Janë 100% të sigurta nga sulmet kibernetike, nuk janë të lidhura në rrjet me internet. Një raport printohet me printerin që është i lidhur me pajisjen dhe ka vulat përkatëse”, tha Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos