Situata në Dibër, “britaniku” Krashi i PS-së: Procesi? Ndryshe nga Anglia. I kënaqur, do presim deri në kutinë e fundit

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 13:02 | Politikë
Situata në Dibër,  “britaniku” Krashi i PS-së:

Në qarkun e Dibrës janë numëruar rreth gjysma e kutive, dhe PS-ja kryeson me pak diferencë ndaj PD-së, ndërkohë që koalicioni me LSI-në i çon këta të fundit në avantazh.  

Listën e PS-së e kryeson Lavdrim Krashi. Ai ka ndërtuar jetën e tij në Britaninë e Madhe, dhe padyshim që procesi i votimit, në të gjitha specifikat e veta, nuk është i njëjtë si në qarkun e Dibrës.

“Po, është ndryshe”, pohon ai duke buzëqeshur, intervistuar nga A2. Por ai deklarohet i kënaqur me shifrat deri më tani.

“Procesi i votimit ka qenë model, pa asnjë lloj incidenti. Procesi i votimit, do presim deri në kutinë e fundit para se të shprehemi, sepse kështu ndodh në demokraci”, por pohon se rezultati po shkon drejt pritshmërive.

Ai mohon se ka akuza për zgjedhje vote. “Jam krejt i hapur, ne mund t‘ i adresojmë ato akuza po të mundemi. Këtu procesi nuk ka reshtur gjatë gjithë kohës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos