“Deti”, Rama: Shpresojmë për zgjidhje konsensuale me Greqinë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 15:42 | Politikë
“Deti”, Rama: Shpresojmë për zgjidhje konsensuale me

Pas rreth një ore në zyrën e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri Edi Rama thotë se pati një bisedë me frymë bashkëpunuese. Në një intervistë për mediat vendase në Athinë, Rama u pyet për çështjen e detit. “Ne kemi punuar me qeverinë e mëparshme për ca kohë dhe kemi bërë përparime të konsiderueshme dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje konsensuale”, tha ai.

Lidhur me pakicat kombëtare, Kryeministri shqiptar tha se vendi ynë është një shembull respekti për minoritetet. Interesit të mediave Rama iu përgjigj edhe për vdekjen e Konstandinos Katsifas, nëse do të bëhej ai "mollë sherri" për dy vendet.

“Unë nuk mendoj. Përkundrazi, besoj se historia e të dy komuniteteve tregon që nëse politika nuk ndërhyn apo agjendat e ndryshme politike janë një. Nëse politika nuk fut hundët në interesat e vendit dhe përpiqet të fitojë mbështetje duke ushqyer urrejtje, asgjë e keqe nuk mund të ndodhë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos