
Në fletoren zyrtare është botuar akti i Entit Rregullator të Energjisë për fashën mbi 800 kw. Sipas vendimit, kjo fashë ka filluar zbatimin që në datën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.
Ndonëse kryeministri ka njoftuar se vendimi nuk do të ishte i zbatueshëm për muajin tetor, ERE e bëri të qartë se kjo fashë vijon të jetë në fuqi dhe publikimi në Fletoren Zyrtare konfirmon aktin e Entit Rregullator të Energjisë.
Publikimi në fletoren zyrtare mban datën 30 shtator 2022, ndërsa online u bë mesditën e sotme. (A2 Televizion)