
Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, ku iu dha të drejtë vetingut për shkarkimin e kësaj të fundit, ka ardhur dhe reagimi i ambasadores e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Diplomatja amerikane vlerësoi se procedurat që çuan në shkarkimin e gjyqtares ishin të drejta.
“Gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për Altina Xhoxhajn – Procedurat e Vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe proporcionale”, shkruan ambasadorja Kim. (A2 Televizion)