“Vendimi për Dajtin, precedent i rrezikshëm. Ka pasur shantazhe”

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 18:34 | Kronikë
“Vendimi për Dajtin, precedent i rrezikshëm. Ka pasur

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, thotë se vendimi për uljen e dënimit për Dritan Dajtin duke aplikuar gjykimin e shkurtuar krijon një precedent të rrezikshëm.

“Nuk mund të ndihemi mirë kur gjykata i jep mundësinë të dalë nga burgu një personi që ka vrarë në krye të detyrës katër oficerë policie. Për mua është vendim jo i drejtë, i cili bëhet një precedent shumë i keq në raport mes policisë së shtetit dhe botës së krimit”, tha Hajdarmataj. “Ata punonjës policie që përballen me këta individë, e kanë marrë përsipër këtë sepse është puna e tyre. Por kur shohin që drejtësia shqiptare i godet, sepse kanë marrë një goditje, ky është një precedent i rrezikshëm”.

Sipas Hajdarmatajt, përmes lidhjeve të tij me botën e krimit, Dajti ka mundur të ushtrojë presion ndaj trupës gjykuese të çështjes. “Unë mendoj që Gjykata ka qenë nën trysni, edhe nga i pandehuri. Ai ka mundësi të bëjë shantazh, edhe pse është brenda në burg. Nga ana tjetër, Gjykata shantazhohet edhe nga politika”, shtoi Hajdarmataj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos