Vendimi për rritjen e pagave, Begaj: Ligji u miratua për të rregulluar piramidën e rrogave të administratës publike

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 12:02 | Politikë
Vendimi për rritjen e pagave, Begaj: Ligji u miratua për të

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen e tij hungareze, presidenti Bajram Begaj është pyetur nga gazetarët edhe për zgjedhjet e 14 majit, për mënyrën se si këto zgjedhje shkuan.

Sipas Begajt, ai ka inkurajuar palët që të gjejnë mirëkuptimin e nevojshëm për plotësimin dhe miratimin e Reformës Zgjedhore, ndërsa vijoi më tej duke thënë se, personalisht ka ndjekur të gjithë procesin zgjedhor dhe atë të numërimit.

Ndërkohë, ai inkurajoi institucionet përkatëse ligjzbatuese zgjedhore që të verifikojnë parregullsitë e konstatuara dhe të raportuara gjatë zgjedhjeve.  

“Kam ndjekur me vëmendje të madhe të gjitha momentet e lidhura me procesin zgjedhor, sepse mendoj që janë zgjedhjet që tregojnë maturinë e sistemit tonë demokratik dhe një sfidë për proceset integruese të vendit tonë. Kam inkurajuar palët për gjetjen e një mirëkuptimi për plotësimin dhe miratimin e Reformës Zgjedhore.

Gjithashtu, kam ndjekur gjithë procesin zgjedhor, ashtu edhe atë të numërimit. Ka disa subjekte që kanë bërë ankimime për shkak të parregullsive të konstatuara. Duhet të lëmë KAS dhe KQZ që të bëjnë verifikimet dhe të dalin në një konkluzion në lidhje me këto shkelje të raportuara.”

Presidenti Bajram Begaj mbi procesin zgjedhor të 14 majit

Ndërkohë, gazetarët e pyetën edhe në lidhje me vendimin e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë për rritjen e pagave të administratës, për të cilën Begaj tha se, nuk është e vërtetë që dekretimi i këtij ligji nga ana e Presidentit të Republikës ka ardhur në të njëjtën ditë me miratimin e tij nga deputetët.

“Ky nuk ishte një vendim i deputetëve, por një ligj i miratuar në Parlament me konsensus. Ligji bëhet për të rregulluar piramidën e pagave në administratën e lartë publike, si dhe për të rregulluar pagat e magjistratëve.

Presidenti ka marrë kohën e vet për të vlerësuar ligjin, pasi erdhi dhe nuk është e saktë që unë e kam dekretuar në të njëjtën ditë që deputetët e kanë miratuar në parlament dhe kam marrë kohën time për ta vlerësuar, dhe si çdo ligj tjetër kam bërë dekretimin e tij, por sikurse e thashë jo në të njëjtën ditë kur është dhënë dakordësia në Parlament." (A2 Televizion)

Presidenti Bajram Begaj në lidhje me rritjen e pagave
https://a2news.com/2023/06/01/begaj-pret-homologen-hungareze-keqardhje-per-ushtaret-tuaj-te-lenduar-ne-veri-te-kosoves/

A2 CNN Livestream

Latest Videos