“Verifikoni procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Vetting-ut”, gjyqtarët e shkarkuar i dërgojnë letër Avokatit të Popullit

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 10:47 | Aktualitet
“Verifikoni procedurën e përzgjedhjes së

Gjyqtarët dhe Prokurorët e shkarkuar nga Vetting-u kanë krijuar një shoqatë e quajtur “Drejtësi për Drejtësinë” dhe i kanë dërguar një letër Avokatit të Popullit që të verifikojë procedurën e përzgjedhjes dhe dokumentacionin e anëtarëve të organeve të vetting-ut.

Gjithashtu, shoqata thotë se nga verifikimi që ata i kanë bërë dokumentacioneve të paraqitura nga disa anëtarë të organeve të vetting-ut, kanë dalë në konkluzionin se një pjesë e mirë e aplikantëve që sot janë emëruar në organet e rivlerësimit kanë gënjyer dhe kanë paraqitur dokumenta të paplota dhe të pasakta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos