Vetëdorëzohet në polici nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 16:38 | Kronikë
Vetëdorëzohet në polici nëndrejtori i Kadastrës së

Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit mesditën e së martës Arben Isaku, nëndrejtori i Kadastrës dhe numri dy i Partisë Socialiste në këtë qytet, i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre si dhe mitmarrje.

https://a2news.com/2019/08/10/jepnin-leje-legalizimi-false-ndalohet-zyrtari-i-kadastres-ne-kerkim-zv-drejtori-dhe-3-te-tjere/

Bashkë me Arben Isakun është vetëdorëzuar edhe specialisti i agjencisë së Kadastrës, Flavio Rexha. Ndërkohë mësohet se në kërkim janë shpallur edhe personat të cilët janë pajisur me lejen e legalizimit.

Para vetëdorëzimit, Isaku pohoi për A2 CNN se pasi ka përfunduar pushimet është vënë në dispozicion të hetimeve.

Arben Isaku, u shpall në kërkim nga policia pas aksionit “Plazh i lirë” në Durrës. Ai së bashku me dy zyrtarë të Kadastrës akuzohet se përmes falsifikimit të dokumenteve ka dhënë leje legalizimi false për dy persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos